Sulmuesi italian: Ëndrroj të luajë për Liverpoolin

Sulmuesi i Sassuolo, Domenico Berardi pranoi se “ëndrra” e tij është që të luajë për Liverpoolin.

Sulmuesi italian ka shënuar 56 gola në 186 paraqitje në të gjitha garat për ekipin e tij dhe cilësohet si një nga lojtarët më të rrezikshëm të Serie A, përcjell GazetaBlic.

Juventusi, Inter dhe Roma thuhet se kanë shprehur interesim për lojtarin dhe Gazzetta dello Sport ka diskutuar mundësinë e një ndërprerjeje të kontratës së tij me Sassuolon në verë.

“Nëse vjen një ofertë, qoftë nga Milani apo nga një klub tjetër, unë do ta vlerësoj atë me klubin tim”, tha fillimisht Berardi.

“Nëse do të isha në gjendje të zgjedh, do të luaja në Liverpool. Qëllimi tjetër është të luash në Evropë, por në një klub ku mund të luash”, përfundoi ai.

SHPËRNDAJE