Sulmuesin e Premier League e ‘zë mat’ gruaja me …. dashnoren (FOTO)

Bashkëshortja e sulmuesit të Stoke City, Sadio Berahino ka përjetuar një Shën Valentin të trishtë këtë vit. Stephania Christoforou, 26-vjeçe ka gjetur partnerin e saj në shtëpi.

Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për modelen, Chelsea Lovelace, 28-vjeçe, e cila kishte nisur një lidhje të fshehtë me 24-vjeçarin.

Ata fillimisht ishin njohur në rrjetin social “Instagram”, ku kishin shkëmbyer numrat dhe më pas kanë bërë edhe disa udhëtime së bashku. Bashkëshortja e lojtarit është drejtuar tek shtëpia e tij, ku nuk i ka përmbajtur dot nervat dhe fjalorin. Ndërsa i binte derës me gjithë fuqinë që kishte ajo i ka kërkuar që të hapte derën. Motra e sulmuesit është afruar pranë saj për t’a qetësuar që të mos shqetësonte komshinjtë. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Berahino kishte nisur një marrëdhënie të re me modelen Chelsea, me të cilën kishte kaluar disa ditë edhe në Dubai. Siç shkruan “The Sun” ai i bënte dhurata të shtrenjta vajzës dhe që nga viti i kaluar vazhdonin të ruanin lidhjen. Pas kësaj që ndodhi, Stephania u ka thënë miqve të saj që ndihet e zhgënjyer nga kjo histori dhe se i ka dhënë fund lidhjes me futbollistin, duke anuluar kështu edhe dasmën.

SHPËRNDAJE