SUPERLAJM: Ja cilat janë kategoritë dhe si do të kompensohen punëtorët e arsimit të viteve 90-ta (DOKUMENT)

Kaluan 3 vjet që kur autoritetet e arsimit në Kosovë, premtuan miratimin e një ligji të veçantë, ku do të shpaguhej puna e mësimdhënësve, që kanë punuar në periudhën 1990-1999.

Tre vite më vonë, më 11 mars 2018, Qeveria miratoj projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Republikën e Kosovës nga viti shkollor 1990-91 deri në vitin 1998-99, shkruan lajmi.net.

Me këtë projektligj, i përgatitur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe proceduar në Qeverinë e Kosovës, parashihet që të shpaguhet puna e mësimdhënësve për periudhën 90- 99, por kjo do të ndodhë pas pensionimit të tyre.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen ⤵)

Kush janë kategoritë përfituese për pension?

Lajmi.net ka siguruar “Projektligjin për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99”, aty thuhet se kategoritë përfituese për pension janë: mësimdhënësit; bashkëpunëtoret profesional; drejtori dhe zv/drejtori i shkollës; personeli administrativ; personeli teknik i shkollave; të punësuarit në arsimin e lartë sipas sistemit shqip; institucionet, organet dhe institutet tjera që kanë qenë pjesë e arsimit të kësaj periudhe.

Më poshtë në dokument mund të shihni të gjitha specifikat e ndarjeve të kategorive në bazë të projektligjit:

Të drejta dhe benificione krahasuar me kohëzgjatjen dhe kontributin e dhënë në sistemin e arsimit shqip të Republikës së Kosovës, të punësuarit ndahen në tri kategori:

Në bazë të këtij projektligji janë dy kategori përfituese për pension:

Në kategorinë e parë hynë të gjithë përfituesit e pensioni që kanë shërbyer mbi 5 deri në 10 vite gjatë periudhës 1990/99, ata do kompensohen në shumë prej 75 për qind të pagës bazë në arsimin fillor në Republikën e Kosovës.

Në kategorinë e dytë hyjnë të gjithë përfituesit e pensionit që kanë shërbyer nga 1 deri në 5 vite gjatë periudhës 1990/99, ata kompensohen në shumë prej 65 për qind të pagës bazë në arsimin fillor të Republikës së Kosovës.

Edhe pronarët e shtëpive, që në atë kohë kanë lëshuar objektet e tyre, të shfrytëzohen si shkolla, e që llogariten të jenë 3200, do të gëzojnë një pagë të plotë me rastin e pensionimit, ndërkaq 80 për qind të pagës minimale do të gëzojnë punëtorët teknikë dhe shërbyes.

Personat që mund ta gëzojnë këtë kontribut janë, personi i autorizuar nga ai, bashkëshort-i/ja pas vdekjes së përfituesit.

Ndërsa, pas vdekjes së përfituesit dhe bashkëshortit – bashkëshortes së saj/tij, pensioni mund ta trashëgoj fëmija i përfituesit nën moshën 18 vjeçare, respektivisht deri në moshën 26 vjeçare, në rastet kur fëmijët vijojnë shkollimin e rregullt, brenda kohëzgjatjes së periudhës së shkollimit të rregulluar me ligj.

Kujtojmë, se sipas projektligjit, mësimdhënësit, që konsiderohen të jenë 22 mijë, do të marrin një pagë të plotë të pagës së garantuar si pension. /FluturaToplana/Lajmi.net/

SHPËRNDAJE