Superlajm për Prishtinën: Pritej që 18 vite

Me 66 vota për, 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për Prishtinën.

Në shqyrtimin e dytë të këtij Projektligjit, u ngjall një debat për amendamentin numër dy këtij projektligji, i cili përcakton kryeqytet të Kosovës Prishtinën, ndërsa Prizrenin si kryeqytet historik të Kosovës.

Edhe pse pati kundërshtime për amendamentin numër dy nga deputet të LDK-së, me shumicë votash Prizreni me këtë projektligj mbetet kryeqytet historik.

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani ka paraqitur dhe arsyetuar raportin me rekomandime, i cili tha se është më rëndësi që pas shumë vitesh, në Kuvendin e Kosovës po shqyrtohet ligjin për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, dhe komisioni sipas tij, ka bërë hulumtimet, shqyrtimet, analizat e këtij projektligji, i cili ka bërë edhe vizitat studimore në qendrat e rajonit.

Dhe Komisioni ka ardhur në përfundim se ky projektligj i plotëson kushtet për miratim në kuvendin e Kosovës.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se askush nuk është kundër që Prizrenin me trajtuar si super qytet historik, por nuk e ka vendin në projektligjin për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Deputetët gjatë debatit kanë pasur vërejtje edhe për çështjen e rregullimit të sigurisë në kryeqytet, për Policinë.

SHPËRNDAJE