Superlajm për Xherdan Shaqirin para duelit me Crevena Zvezden

Jordan Henderson dhe Naby Keita nuk do të jenë të gatshëm të luajnë përballë Crvena Zvezdes të mërkurën mbrëma në kuadër të Champions League.

Henderson do ta humbas edhe ndeshjen e javës së ardhme që Liverpool e luan përballë Cardiff City në Premier Ligë, anglezi ishte larguar nga ndeshja përballë Huddersfield Town të ​​shtunën e kaluar pasi kishte pësuar një lëndim, shkruan faqja zyrtare e Liverpool-it, transmeton AlbanienShow

Po ashtu në këtë ndeshje do të mungojë edhe mesfushori tjetër i Liverpoolit, Naby Keita ka thënë trajneri i Liverpoolit Jugen Klopp.

Në mungesë të dyshes Henderson, Keita, nesër nga minuta e parë pritet të luajë shqiptari Xherdan Shaqiri, ky i fundit luajti për 90 minuta përballë Huddersfield dhe ishte lojtari më i mirë në fushë duke dhënë edhe një asist për Mohamed Salah, i cili realizoi golin e vetëm në atë takim.

Ndeshja Liverpool – Crevena Zvezda, zhvillohet në stadiumin “Anfield” në ora 21:00./AlbanienShow

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE