Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot, super ndeshje në Drenas

Superliga e Kosovës në futboll e vazhdon aktivitetin e saj edhe sot.

Në program është një super ndeshje që do të zhvillohet në Drenas, nga ora 13:30. Atje në stadiumin “Rexhep Rexhepi” do të përballen Feronikeli dhe Gjilani.

Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante marrë parasysh që të dyja skuadrat janë përforcuar ndjeshëm me emra të ndryshëm në merkato dhe të dyja skuadrat hyjnë poashtu me objektiva të mëdha në këtë kampionat.

Deri më tash janë zhvilluar tri takime në xhiron e parë dhe janë arritur këto rezultate.

Trepça 89 0 – 2 Arbëria

Prishtina 3 – 0 Drenica

Besa 1 – 4 Ballkani

SHPËRNDAJE