Surroi: Flamuri i Kosovës i përngjan një peshqiri në një hotel të Turqisë

Publicisti Veton Surroi ka bërë një shkrim për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke ia kushtuar në veçanti  flamurit shtetëror.

Surroi mendon se flamuri i kaltër, me hartë e yje i përngjan një peshqiri në një hotel të Turqisë.

‘’Gjatë dhjetë vjetëve qytetarëve ua kanë treguar një që, siç kam shkruar në libër, i përngjan më shumë peshqirit të një hoteli në Turqi (sepse vetëm atje kam parë që hotelet kanë më shumë yje se pesë, si ky pretendent flamuri), sesa një ilustrimi estetik të vendit dhe qytetarëve të tij.’’,ka thënë Surroi.

Surroi ka shkruar se ky që është quajtur për 10 vjet flamur, ka një histori që nuk përfundon mirë në aspektin legal.

Surroi thotë se  flamuri i Kosovës  nuk është legjitim e as estetik.

Po, Kushtetuta e Kosovës që në nenin 6, pikën 1 thotë se “flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj”. Dhe, po, në pikën 2 thotë se “pamja, mënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet me ligj”. Dhe, po, Kuvendi i Kosovës më 20 shkurt të vitit 2008 miratoi Ligjin për përdorimin e simboleve shtetërore, përfshirë flamurin, stemën dhe himnin.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU

SHPËRNDAJE