Surroi godet Thaçin për dekoratat presidenciale!

Publicistja Flaka Surroi ka reaguar ndaj një deklarate të Presidentit të vendit Hashimi Thaçi, lidhur me dekoratat presidenciale me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë, duke përmendur pasaktësi në të.

Surroi, duke cituar një titull të mediave rreth deklarimit të Thaçit, ku shkruan se “Thaçi: Nuk refuzohet dekorata nga të padekoruarit dhe nuk dekorohen ata që kanë dekorata të Serbisë”, e ka quajtur atë si gënjeshtër.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë ⤵)

“Sa për rikujtim:

1. Rrena i ka këmbët e shkurta.

2. Dekoratë të Serbisë e ka merituar më së shumti vetë Thaçi me “marrëveshjen historike”. E besoj Vuçiqi do t’ia bëjë qejfin.


3. Inati është këshilltar i keq: t’i qet krejt duqat në sipërfaqe
“, ka shkruar ajo në profilin e saj në rrjetin shoqëror “Facebook” sipër një dokumenti zyrtar që përbënë listën me emrat e propozuar për dekoratë.

Ndërkaq ky është reagimi i presidentit Thaçi, lidhur me çështjen e dekoratave.

 

SHPËRNDAJE