Surroi: Shteti nuk e mbrojti, Haradinaj u mbrojt vetë me dinjitet

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi ka reaguar pas lirimit të Ramush Haradinajt nga Drejtësia franceze. Surroi në një postim të vetin në Facebook ka akuzuar shtetin se nuk e ka mbrojtur Haradinajn porse Haradanij e ka mbrojtur veten e vet me bindje e me dinjitetet.

Kosova, ka thënë Surroi nuk duhet të lejojë që qytetarët e saj të ndalen me fletë arreste të Serbisë.

Ky është postimi i Veton Surroit:

Ramush Haradinaj del i lirë për të tretën herë. Shteti për të cilin ka luftuar nuk e ka mbrojtur. U mbrojt vet, me bindje e dinjitet.
Këtë, të tretën herë , Kosova duhet të mësojë më përfundimisht: nuk guxon të lejojë që qytetarët e saj të ndalen me fletëarreste të Serbisë për një luftë në të cilën shteti serb kreu krime kundër njerëzimit.

SHPËRNDAJE