Surroi: Sivjet s’ka viza për Kosovën, ky është verdikti që pritet të thuhet në Bruksel

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Publicisti Veton Surroi përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se politikanët nuk duhet të vazhdojnë të premtojnë liberalizim vizash për këtë vit.

Sipas Surroit, në fund të vitit 2018 në BE do të diskutohet për mundësitë që liberalizimi i vizave të ndodhë tek në vitin 2019.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Ai shkruan se ky është verdikti i cili po përgatitet të thuhet në Bruksel në fund të këtij muaji.

“Politikanët nuk bëjnë mirë të vazhdojnë të premtojnë liberalizim vizash. Nuk ka vendim pozitiv për sivjet; për mundësitë e vitit 2019 pritet të diskutohet në fund të këtij viti. Ky është verdikti i cili po përgatitet të thuhet në Bruksel në fund të këtij muaji”, shkruan Surroi.

Në anën tjetër, presidenti, kryeministri, kryeparlamentar e politikanë të tjerë vazhdojnë të premtojnë se këtë vit do të ndodhë liberalizimi i vizave./Periskopi

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE