Surroi sqaron arsyen pse kërkoj nga institucionet e Kosovës të jenë të pranishme në varrimin e Oliver Ivanoviqit!

Veton Surroi ka folur për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, dhe për kërkesën e tij që një delegacion nga Kosova të jetë pjesëmarrës në varrimin e tij.

Surroi në “Debat D”, të rtv Dukagjinit ka thënë se ai ka kërkuar nga Republika e Kosovës që ta kryej punën e saj meqë Ivanoviq ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Ky ka qenë deputet i parlamentit të Kosovës, Kuvendi i Kosovës të shkonte dhe të thoshte se ky njeri ka qenë deputet i Kosovës dhe detyra jonë është të jemi të pranishëm në varrim, në cilindo shtet qoftë”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

“Reagimet e para kanë qenë se si të shkohet në varrimin e një krimineli, unë kam folur si shtet cilat janë detyrat tona”, është shprehur ai.
Publicisti ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviq është vrasje politike.

“Cka do që të ketë ndodhur vrasja e tij konsiderohet vrasje politike e sidomos kur ndodh në një pjesë si në Veriun e Kosovës ku nuk funksionojnë institucioneve”, tha ai.

Tutje Surroi ka thënë se shteti i Kosovës duhet të kërkojë përgjegjësi nga Serbia për vrasjet që kanë ndodhur.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të kërkojë përgjegjësi nga shteti i Serbisë”, tha ai.

Duke folur për Ivanoviqin, ai e ka përshkruar atë si personazh kundërthënës.

“Është personazh kundërthënëse ai asnjë moment nuk ka qenë ithtar i Republikës se Kosovës”, tha ai.

SHPËRNDAJE