Syla: Nuk ka zgjedhje të reja, gjasat janë që Kosova…

Publicisti Valon Syla, ka deklaruar se vetëm Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të shkon në zgjedhje të reja pas situatës së krijuar.

Syla ka thënë se kjo gatishmëri e LVV për të shkuar nëzgjedhje tëreja, rrit gjasat për një qeveri Uniteti, ose diçka tjetër të llojit të tillë.

Ai po thotë se vështirë se Kosova mund të ketë zgjedhje pa formimin e ndonjë qeverie të re që dërgon vendin atje.

“Përveç VV’së, partitë e tjera nuk duken se kanë disponim për zgjedhje të reja. Kjo rritë gjasat për një Qeveri Uniteti, ose diçka të këtij lloji. Vështirë se mund të ketë zgjedhje, pa ndonjë qeveri që qon deri atje”, ka shkruar Syla në Facebook.

SHPËRNDAJE