Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka folur për bizneset që udhëheq në fushën e marketingut, duke treguar edhe për rrugëtimin e tij në karrierë.
Ndër të tjerash, ai ka folur edhe për ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, duke treguar edhe detaje të fushatave elektorale që sipas tij e kanë ngritur Vetëvendosjen aty ku është sot, shkruan lajmi.net.
Në një intervistë për lajmi.net, Ismaili ka thënë se Vetëvendosja në zgjedhjet e fundit ka fituar 51% të votave të qytetarëve duke marrë parasysh edhe bashkëpunimin me Listën Guxo të Vjosa Osmanit dhe duke shfrytëzuar momentumin, ndërsa ka folur për dyfishimin e Vetëvendosjes në vota gjatë kohës sa ai ishte pjesë e saj.
Ai ka folur për fushatën e organizuar nga ai vetë, e cila ishte quajtur “Me Zemër” dhe që sipas tij ishte fushata e cila dyfishoi votat e Vetëvendosjes gjatë kohës sa ishte në opozitë. /Lajmi.net/