Ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina në një postim të saj në Facebook ka reaguar ndaj deklarimit të Elvis Hoxhës, anëtarit të Vetëvendosjes, lidhur me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Pantina shkruan se si mund të ketë të drejtë Elvis Hoxha të tregoi se kush ka qenë dhe është me Serbinë?
Ajo tutje thotë se Hoxha ka nevojë për trajtim nga mjekët përpara se dikush të pësoi nga gjuha e tij dhunënxitëse.
Postimi i plotë:
Me drejtuesin e BSPK kam dhjetera mospajtime por etiketimi, fyerja e lincimi i tij jane te papranueshme per me teper kur ato vine nga pushtetaret. Elvis Hoxha edhe mund te kete te drejt te jap mendime e te komentoj per ceshtjet publike ne Kosove por me te tregu se kush ka qene e eshte me Serbine🤷♀️ Gjuha e tij ne vazhdimesi eshte dhune nxitese, si nje qytetar ai ka nevoj per trajtim nga profesionistet mjeksor por si nje pushtetar ai duhet te mbahet pergjegjes nga njerzit e drejtesise para se te pesoje ndokush nga gjuha e tij dhunenxitese. #Kunderdhunes