Tahiri fton agronomët e Vushtrrisë të aplikojnë për grante

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se IADK në bashkëpunim më komunën do të ndajë grante për agronomët e këtij qyteti.

Xhaferi njofton të gjithë agronomët e Komunës së Vushtrrisë të cilët e kanë të përfunduar Fakultetin e Bujqësisë, që të lajmërohen ditën e premte, më 14.09.2018 në ora 14 në sallën e Kuvendit Komunal në Vushtrri.

Ja postimi i plotë i Xhafer Tahirit në Facebook:

A ke diplomuar ne bujqesi?

A je i interesuar per grant per fillim te agrobiznesit tend personal?

IADK ne bashkepunim me Komunen e Vushtrrisë do te ndaje grante per agronomet e Komunes se Vushtrrisë.

Per kete qellim Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me IADK-në, fton të gjithë agronomët e Komunës së Vushtrrisë të cilët e kanë të përfunduar Fakultetin e Bujqësisë të lajmërohen ditën e premte, më 14.09.2018 në ora 14 në sallën e Kuvendit Komunal në Vushtrri.

Ky takim informues ka per me qëllim për të ju ndihmuar me projekte në zhvillimin e bujqësisë në tërë territorin e Vushtrrisë, ku IADK do të ju jep informatat dhe fletë aplikacionet për grantet për projekte në bujqësi.

SHPËRNDAJE