Tahiri i paraqet FFK projektin e fushës ndihmese dhe zhveshtoreve të Stadiumit të qytetit

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri sot në një takim pune ka pritur drejtues të Federatës së Futbollit të Kosovës, në krye me kryetarin e saj Agim Ademi, më të cilët është biseduar për investimet në infrastrukturën e futbollit në Vushtrri, transmeton Gazeta Online, Veriu.info.

Pasi e i ka njoftuar të pranishmit me angazhimin e Komunës dhe nevojat e mëdha që ka futbolli vushtrrias, kryetari Tahiri, paraqiti projektin e fushës ndihmese dhe projektin e zhveshtoreve në Stadiumin e qytetit.

“Vushtrria është vatër e futbollit prandaj investimi në futboll është prioritet i yni”, ka deklaruar kryetari Tahiri.

Përveç kryetarit Agim Ademi, në delegacionin e FFK-së ishte edhe Eroll Salihu Sekretar i përgjithshëm dhe Xhelal Broja, përfaqësues i Regjionit i FFK-së. Në takim ka marr pjesë edhe kryetari i FC Vushtrria, Naser Imeri. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE