Tahiri: Komuna e Vushtrrisë edhe këtë vit do të ndaj 120€ për fëmijët e porsalindur

Edhe këtë vit Komuna e Vushtrrisë do të vazhdoj të do të ndaj 120€ për fëmijët e porsalindur.

Këtë njoftim e ka dhënë vet kryetari i Komunë së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

“Edhe këtë vit, Komuna e Vushtrrisë do të ndaj 120€ për fëmijët e porsalindur në qytetin tonë. Pra për të 2 vit me radhë po zbatojmë një politikë të re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve, duke synuar që të bëhet politikë nacionale! Buxhetin e kemi siguruar, ndërsa procedurat e aplikimit janë të njëjtat! Urime!”, ka shkruar Tahiri. /Veriu.info/