Tahiri për Zonën Ekonomike Amerikane: Qeveria anashkaloi Vushtrrinë dhe Veriun, Gjakova nuk e meritoj

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimin që Zona Ekonomike për Bizneset Amerikane të vendoset në Gjakovë.

Tahiri ka treguar se ai ishte i pari që ka dhënë propozimin që kjo zonë në Vushtrri, duke thënë se Gjakova fitoj ngase e kishte përkrahjen politike, duke aluduar në ministrin e MZHE-së, Valdrin Lluka.

Madje, Xhaferi në reagimin e tij e ka bashkëngjitur edhe një postim të ministri Lluka, i cili vjen nga Gjakova dhe kështu ka treguar qartazi se si është favorizuar ky qytet, jo për shkak të meritës, por për shkak të prejardhjes së ministrit.

Ja postimi i plotë i Xhafer Tahirit në Facebook:

Urime Gjakovës!

Por, Gjakova fitojë vetëm sepse kishte përkrahjen politike në qeveri, jo sepse e meritoi!

Ne ishim të parët që bëmë propozim konkret për zonën ekonomike amerikane, madje me shkrim për Qeverinë që kjo zonë të vendosej në Vushtrri.

Me këtë vendim Qeveria anashkaloi jo vetëm Vushtrrinë por edhe veriun e Kosovës, si rajoni më pak i zhvilluar ekonomikisht, e me probleme të mëdha poltike, e kjo është e dëmshme ne aspektin strategjik afatgjatë për Kosovën.

Unë vazhdoj të besoj që Zona Ekonomike për Bizneset Amerikane po të vendosej në Vushtrri, do t’i shërbente stabilitetit politik dhe ekonomik veriut të Kosovës, e përfundimisht do të shuante ëndrrat për ndarje të Kosovës.

Zona ekonomike amerikane në veriun e Kosovës do të ishte një Bondsteel ekonomik! Por qeveria e Kosovës vendosi mbi preferenca individuale e politike dhe jo ato strategjike.

Edhe arsyet ekonomike janë në favor të propozimit tonë sepse sipas propozimit tonë Zona kishte tashme çasje në autostratdë që është në përfundim por edhe në linjën hekurudhore, e qe Gjakova nuk i ka.

Ftoj Qeverinë të reflektojë, të vlerësojë interesin strategjik afatgjatë të Kosovës e jo interesat e ngushta personale e partiake.
Koha me ndryshu këtë Qeveri ka qenë dje!

SHPËRNDAJE