Takimi i fundit LDK-VV: Zbulohet se cilat janë pengesat që po i ndajnë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim në njërin ndër lokalet e Prishtinës.

Ky takim nuk zgjati më shumë se 20 minuta dhe ende zyrtarisht asnjëri nga liderët e partive politike nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë.

Periskopi merr vesh se edhe mbrëmë është mbajtur një takim nga këto parti.

Burime brenda LDK-së për Periskopin kanë bërë të ditur se edhe mbrëmë është zhvilluar një takim në mes të nënkryetarit të LDK’së Lutfi Haziri, Kujtim Shala dhe nga VV- Glauk Konjufca.

“Ka pas takime të vazhdueshme meqenëse dihet se nesër në ora 12.00 është afati i fundit nga KQZ për ta bërë të ditur koalicionin mes partive. Pritet që edhe sot të ketë takim”, tha ky burim.

“Problemet që i kemi për momentin janë tek privatizimi, Trepça, e Termocentralet”, thonë burime brenda LDK’së për Periskopin.

Ndërsa thotë se janë përafruar me qëndrime dhe se mund të ndodh një koalicion në mes të dy partive ani pse nga VV ka pasur deklarata të rënda karshi LDK’së ku e quanin parti tradhtare dhe tinëzare./Periskopi/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE