Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri dhe Albin Kurti i Vetëvendosjes janë takuar në mëngjesin e sotëm.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së,Isa Mustafa, i cili tha se dy përfaqësuesit e partive janë takuar sot për të biseduar për programet e partive në mënyrë që të dilet nga kjo situatë, raporton Indeksonline.
“Sot është takuar Haziri me Kurtin dhe kanë biseduar për programet e dy partive për të parë se cka kanë në interes të përbashkët”, ka thënë Mustafa.
Ai ka theksuar se cdo ditë që ai po qëndron si kryeministër në detyrë, është ditë e humbur kot.
“Me PDK jemi deklaruar se nuk bëjmë më koalicion e as me ndonjë koalicion tjetër ku bën pjesë PDK-ja për arsye tashmë të ditura”, ka shtuar Mustafa.