Taksë prej 10 eurove për të hyrë në Prishtinë, ky është reagimi i fundit i Shpend Ahmetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar vendosjen e një takse për qytetarët e komunave tjera, për të hyrë në Prishtinë.

Ky propozim i Ahmetit ngjalli reagime të shumta, derisa ato kaluan deri në tallje.

E pas gjithë këtyre, i pari i Prishtinës ka zgjedhur që t’i vazhdojë akoma ato.

Së fundi ai ka publikuar një fotografi në Facebook, ku është portetizuar me kartmondedhën prej 10 eurove.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se për t’i ikur tollovisë në rrugët e kryeqytetit, alternativë e vetme janë ndërtimi i rrugëve alternative dhe pagesa e taksës për lëvizje me makinë në pjesë të popullura.

Ahmeti përmes Facebook ka thënë se përveç parkingut me pagesë, është shqyrtuar edhe mundësia e taksës për lëvizje me makina në qendër, që sipas tij njihet si “taksë e tollovisë”.

Ai ka shtuar se Londra e ka rregulluar më së miri këtë sistem.