Talenti kosovar, Altin Ibriqi ftohet në prova te Dinamo Zagrebi

Futbollisti 18 vjeçar, Altin Ibriqi është ftuar nga gjigandi kroat, Dinamo Zagrebi për prova 7 deri 10 ditëshe në akademinë e kampionit në fuqi të Kroacisë.

Përveç Ibriqit, janë ftuar edhe disa futbollistë tjerë të rinj kosovarë të grupmoshave të ndryshme, shkruan Ballkani.info.

Te U12 të ftuar janë, Ejron Topalli dhe Kron Gashi, te U14 Olt Shala dhe Taulant Sheqiri, te U16 Redon Arifi dhe Arti Zeka, kurse te U18 Altin Ibriqit iu është bashkuar edhe Jon Krajkova.

Talentët 12 vjeçarë provat do t’i përfundojnë në çfarëdo date nga tetori i këtij viti në Zagreb, kurse ata të U14, U16 dhe U18 në fillim të vitit të ardhshëm, me shumë mundësi në mesin e muajit janar, thuhet në njoftimin e Dinamo Zagrebit. /Ballkani.info/

SHPËRNDAJE