Tallja e zyrtares së ministrisë: N’mujshim me i lënë edhe burrat shtatëzënë!

Sot, i pari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica lansoi për konsultime publike Projektligjin e Punës dhe Projektligjin për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror.

Sipas këtij projektligji, pushimi i lehonisë do të jetë 3 muaj me pagesë prej 70 për qind nga qeveria, kurse 6 muaj nga 50 për qind. Kjo nuk përfshin vetëm nënat, pasi që edhe babait do t’i lejohet pushimi i lehonisë pa pagesë.

Por, që projektligji i ministrit Reçica, një zyrtareje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë i është dukur qesharake.

Besa Bytyqi, ka ironizuar teksa ka thënë se jemi në rrugë të mbarë sa i përket barazisë gjinore.

“Kadaldale n’mujshim edhe me i lanë shtatzanë! Jemi në rrugë të mbarë drejt barazisë gjinore! “, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e saj në Facebook.

Nga ana tjetër nuk është se kanë munguar edhe ragimeve e miqve të saj.

Shkrimi i saj i plotë:

Projektligji për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror që ka dalë sot në konsultim publik, po tentojka me ju leju edhe burrave “pushim të lehonisë”.

Perfekt! Qaq e ka! Kadaldale n’mujshim edhe me i lanë shtatzanë!

Jemi në rrugë të mbarë drejt barazisë gjinore! 

Vlen të përmendim faktin se, konsultimet do të zgjasin deri me datën 25 tetor, pastaj projektligji kompletohet me sugjerime dhe dërgohet në ekzekutiv./Indeksonline/