Tarifa më të ulëta të energjisë elektrike për këtë vit

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Ulje të tarifave të energjisë elektrike për rreth 8 për qind kanë sugjeruar ekspertët e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Si rregullator i tregut energjetik, ky institucion çdo vit përcakton të hyrat maksimale për aktorët e energjisë elektrike në vend (KEDS, KESCO dhe KOSTT), e që grumbullohen përmes arkëtimit nga konsumatorët.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Me çmimet aktuale të energjisë, sipas raportit konsultativ të nxjerrë nga ZRRE-ja, do të arkëtoheshin rreth 10 milionë euro më tepër sesa shpenzimet e KEDS-it, KESCO-s dhe KOSTT-it.

Me këtë arsyetim, ky institucion ka rekomanduar ulje të çmimit, në mënyrë që kjo tepricë të hiqet nga faturat e konsumatorëve.

Në raportin e ZRRE-së janë renditur arsyet e propozimit të uljes së tarifave, ku më kryesorja përmendet heqja e kostos së energjisë së pa faturuar për furnizim në veriun e Kosovës. 

Në nëntor të vitit të kaluar, ZRRE-ja ka udhëzuar KEDS-in, KOSTT-in dhe KESCO-n që koston e furnizimit me energji elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës të mos e mbulojnë përmes tarifave përfundimtare. /Koha Ditore

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE