Tash ky deputet i thotë përfundimisht JO demarkacionit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se edhe sikur të ishte i bindur apo nën presion për të votuar demarkacionin me Malin e Zi, ai nuk ka të drejt t’i jap askujt këtë territor.

Selimi ka thënë se marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, nuk mund të korrigjohet, pasi njëra palë tanimë e ka votuar në Kuvend.

“Kushti i demarkacionit për liberalizimin e vizave është i padrejtë dhe nuk mund të japim territor për këto gjëra. Edhe sikur unë të isha i bindur apo nën presion për të votuar, unë nuk kam të drejt t’i jap askujt territor dhe nuk ia jap vetës këtë të drejt në përputhje me të drejtën e deputetit“, tha ai në RTK. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ai shtoi se nuk ka hasur qytetarë të përgjegjshëm që janë të gatshëm të japin territor por kam hasur qytetarë që janë në hamendje.

SHPËRNDAJE