Të gjithë sytë nga Muriqi: Kjo është shuma marramendëse e skuadrës së famshme për të

Vedat Muriqi ka qenë emri më i përfolur kohëve të fundit.

Sulmuesi i Kosovës po kalon formë të jashtëzakonshme si me kombëtaren ashtu edhe me skuadrën e tij, Fenerbahce.

Fantazisti që dikur djersiti fanellën e Lirisë është përcjellur nga shumë skuadra në ndeshjen me Anglinë, ku në veçanti e kanë ndjekur drejtuesit e Tottenhamit.

Sipas gazetës turke, “Star sport”, Fenerbahce nuk do ta lirojë Muriqin pa dërguar në arkat e saj plot 50 milionë euro.

Gjithashtu, ata raportojnë se skuadra tashmë është duke kërkuar t’ia rinovojë kontratën ende pa e zhvilluar një gjysmë sezon.

Muriqi shënoi kundër Çekisë në “Fadil Vokrri”, derisa realizoi nga penalltia dhe bëri dy asiste kundër Anglisë.

SHPËRNDAJE