Të gjithë udhëheqësit e QKUK’së shkojnë në infektivë

Katër persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur që nga mesnata në QKUK.

Burime të Express kanë thënë se të njëjtit kishin pasur edhe sëmundje shoqëruese.

Është kërkuar të bëhet edhe obduksioni i trupave të të vdekurve.

Ndërkohë, në Klinikën Infektive janë mbledhur të gjithë udhëheqësit e QKUK-së, përfshirë edhe drejtoreshën, e cila pritet t’i drejtohet publikut për atë se çka është duke ndodhur në Infektivë.

Nga mëngjesi i sotëm, forca të shtuara të policisë janë vërejtur në oborrin e QKUK’së.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE