Të shtëna me armë automatike në drejtim të gazetarit serb që po heton vrasjen e Ivanoviqit

Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq, është sulmuar me armë automatike nga disa persona, derisa po shkonte në shtëpinë e tij me makinë.

Cvetkoviq i ka thënë agjencisë së lajmeve Beta, se sulmi ndaj tij ka ndodhur rreth orës 21:00, ku disa persona të pa njohur kanë hapur zjarr nga një makinë që po e ndiqte nga pas.

Megjithatë Cvetkoviq ka thënë se kjo nuk do ta ndalë atë në dëshminë për krimin e organozuar, për të cilin do të flasë shumë shpejt, raporton Periskopi.

Cvetkoviq ditë më parë ishte rrahur fizikisht në një lokal nate në Serbi.

Kujtojmë se gazetari serb ishte intervostuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e vrasjes së politikanit, Oliver Ivanoviq.