Të vjella në shtatëzëni? Fëmijët do të jenë më të mençur

Të përzierat janë vërtet të bezdisshme gjatë shtatzënisë.
Ky problem është më i pranishëm në muajt e parë të shtatzënisë. Një studim që është bërë në Kanada ka treguar se ato gra që vuajnë nga ky problem gjatë 9 muajve , do të kenë fëmijë më të mençur.

Studimi u krye nga studiuesja Irena Nulman. Gjatë këtij studimi u kontaktuan 120 gra që kanë pasur shtazani para 3 dhe 7 vjetësh.

Nënat u pyetën nëse kishin pasur probleme me të vjellat në mëngjes. 30 prej këtyre grave kanë treguar se kanë pasur probleme gjatë shtatzënisë.

Ndërsa nënat e tjera kanë pohuar se nuk kanë vuajtur dhe shumë gjatë shtatzanisë.

Fëmijët e tyre, të moshës ndërmjet 3 dhe 7 vjeç, i janë nënshtruar testeve të inteligjencës. Rezultati më i lartë i inteligjencës ishte tek fëmijët e nënave që vuanin nga të vjellat gjatë shtatzënisë.

SHPËRNDAJE