Telashet me taksën

Taksa që u arsyetua nga vendimmarrësit se është përgjigje ndaj fushatës agresive të Serbisë kundër shtetësisë, e ka futur Kosovën në telashe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Kryeministri Ramush Haradinaj është duke i rezistuar kërkesës për ta pezulluar masën, në mënyrë që t’i jepet shans arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Si rëndom, diplomatët ndërkombëtarë i kanë njoftuar pushtetarët me pasojat që i presin, nëse nuk zmbrapsen nga kjo masë.

Haradinaj, i cili kishte premtuar se vendimi do të anulohej vetëm pasi Serbia do ta njohë shtetësinë e Kosovës ka filluar ta ndiejë presionin. Megjithëse nuk tregoi nëse i është refuzuar viza, ai anuloi pjesëmarrjen në Lutjet e Mëngjesit në SHBA, për shkak të zhvillimeve rreth taksës.

Betonimi dhe presioni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as Brukseli nuk shohin ndonjë përfitim të Kosovës nga vendosja e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe. Shteti që synon t’i japë vulë marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, ka kërkuar nga Qeveria pezullimin e menjëhershëm të vendimit për taksën.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka listuar dy interesat thelbësore në fazën e ardhshme, që duhet të jenë prioritet për Kosovën. Kanë përmendur të ardhmen evropiane dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE