“Telekomi falimenton nëse Z-Mobile ia merr 30 milionë euro”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka folur për situatën e vështirë në të cilën gjendet Telekomi i Kosovës.

Lluka ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se nëse Telekomit i merren 30 milionë euro nga Z-Mobile, pas rastit të fituar kundër tij në një gjykatë ndërkombëtare të arbitrazhit, kompania më e madhe publike në vend do të falimentojë.

Lluka ka paralajmëruar se një ndër masat që do të ndërmirren për shpëtimin e Telekomit do të jetë zvogëlimi i pagave të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

SHPËRNDAJE