Telekomi, rreth 20 milionë euro më pak. A po falimenton ndërmarrja më profitabile?

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Në fitin 2017, të hyrat e ndërmarrjes kanë rënë për 6 për qind krahasuar me vitin 2016. Përkthyer në shifra, diku janë afër 5 milionë euro të hyra më pak, krahasuar me 2016, ndërsa me 2015 rreth 20 milionë euro.

Telekomi i Kosovës, dikur ndërmarrja publike më profitabile në vend, po shkon drejt falimentimit. Kjo pritet të ndodhë nëse nuk ndalet trendi i rënies së të hyrave vit pas viti.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

ORAinfo ka siguruar një raport të brendshëm të menaxhmentit të kësaj ndërmarrje, në të cilin raportohen shifra tronditëse për ndërmarrjen. Në fitin 2017, të hyrat e ndërmarrjes kanë rënë për 6 për qind krahasuar me vitin 2016.

Përkthyer në shifra, diku janë afër 20 milionë euro të hyra më pak, krahasuar me 2016.

“Në aspekt të përformancës, trendi në rënie ka vazhduar edhe në vitin 2017. Në krahasim me vitin 2016, të hyrat e TK-së paraqiten më të ulëta për 6 për qind”, thuhet në raportin vjetor të ndërmarrjes, të cilin menaxhmenti ia ka përgatitur aksionarit, përkatësisht Qeverisë së Kosovës, shkruan ORAinfo.
Sipas raportit, i cili quhet “Raporti vjetor 2017”, të hyrat e ndërmarrjes me 2015 kanë qenë 80 milionë euro, me 2016 – 60 milionë, kurse me 2017 mbi 40 milionë euro.

Arsyetimi i menaxhmentit

Menaxhmenti në raportimin e tij si arsye kryesore për rënien e vazhdueshme të te hyrave të ndërmarrjes ka përmendur përdorimin e aplikacioneve pa pagesë përmes përdorimit të internetit të cilat, sipas tyre, sollën rënie të hyrave në segmentet e prepaid, postpaid, incoming dhe roaming.

“Sa i përket shërbimeve fikse, segmenti i cili ishte më i mirë në krahasim me vitin 2016 ishte ai I IPTV dhe internetit, përderisa të hyrat nga zëri, interkoneksioni dhe ato nga bizneset kanë shënuar rënie”, thuhet në raport.

Po ashtu mungesa e investimeve për ti përmirësuar shërbimet ka pasur një efekt të konsiderueshëm. Gjatë vitit 2017, sipas raportit, përveç planit fillestar të biznesit të aprovuar nga Bordi, Telekomi në mungesë të Bordit nuk e rishikoi planin e saj të biznesit për periudhën e dytë të vitit 2017.

“Kjo nuk ndodhi edhe përkundër konkurrencës së lartë në treg dhe faktit që rishikimi është në harmoni me ligjin për ndërmarrje publike”.

Kjo bëri që të hyrat totale të realizuara në vitin 2017 të jenë 6 për qind më ultë se vitin e kaluar, ndërsa në krahasim me targetin e planifikuar tregon një arritje më të ulët prej 17 për qind.

Rreziqet e Telekomit në të ardhmen

Si disa nga rreziqet kryesore për të ardhmen e Telekomit, menaxhmenti nuk ka përmendur numrin e madh të punësuarve, por më shumë i është referuar siç thuhet në raport “trendit të zhvillimit të mundësive për komunikim, aplikacioneve të reja, globalizimit të OTTve”.

“Telekomi i Kosvës është duke u përpjekur që të konsolidoj aktivitetet e saj megjithëse ballafaqohet me tendencë të ekspozimit të rrezikut të vazhdueshëm në rënien e të hyrave. Shërbimet e zërit, SMS, MMS, TV klasik, të cilat sot janë të zëvendësueshme përmes mundësive tjera teknologjike të komunikimit. Vlen të përmendet se shërbimet e TV dhe pakove atraktive janë duke u ofruar në tregun e zi dhe shpeshherë pa pagesë duke ofruar vetëm shërbim interneti nga operatorët e ndryshëm në Kosovë”, thuhet në raport./OraInfo

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE