“Televizioni serb e shndërroi Haradinajn në figurë cirku”

Gazetari nga diaspora, Enver Robelli, në një shkrim të botuar në portalin Dialogplus, ka folur për paraqitjen e kryeministrit Haradinaj në një televizion serb, më 16 prill.

Ai thotë se Haradinaj u shndërrua nga ky emision në një ‘figurë cirku’ duke i përforcuar idetë fashiste të serbëve për shqiptarët si thjesht “bukëpjekës” e “hamaj”. Serbishtja e Haradinajt – komenton Robelli, ishte e çelë dhe e belbëzueshme, gjë që e bëri Haradinajn të dukej qesharak në sytë e opinionit serb.

Gazetari shton më tej se intervistuesi serb vazhdimisht e kishte nënçmuar, duke e parë si pjesëtar të një “race më të ulët”.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

Paraqitja e Haradinajt në televizionin serb thuhet të ketë qenë inferiore në të gjitha aspektet. Madje, duke dashur të entuziazmonte opinionin serb, ai kishte thënë se mbiemri i tij i lashtë ka qenë Gjoka – njësoj si Gjokoviqi [Novak Gjokoviq, tenist i njohur serb] – transmeton Periskopi.

Ndër të tjera, Robelli shkruan: “Mariqi i tha në sy Haradinajt se më me dëshirë do ta vriste, sipas shembullit të “heronjve” mesjetarë dhe bashkëkohorë serbë. Meqë këtë s’mund ta bënte, zgjodhi ta “vriste” ndryshe, duke e trajtuar si kriminel.”

SHPËRNDAJE