Tentimi qesharak i LDK-së për ta frikësuar Vetëvendosjen

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike, Gani Geci, ka dhënë një paralajmërim aspak të mirë për Lëvizjen Vetëvendosje,.

Përmes një shkrimi në facebook, Geci ka thënë se nëse VV e dërgon vendin në zgjedhje, ai do ta bind LDK-në që të bëjë koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe NISMA-n e Fatmir Limajt.

Geci në këtë shkrim ia ka shtruar disa pyetje zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Gani Gecit:

Une Gani Geci po ua parashtroj disa pyte VV dhe LDK :

>Çka do të ndodhte nëse VV e dërgon vendin në zgjedhje ?

> Me cilët njerëz tjerë do të garojnë VV ?

> Me cilët njerëz tjerë do të garonte LDK ?

Kush do të fitonte më shumë vota karshi atyre që kanë qeverisë deri me tani nëse PAN shkojnë bashkë në zgjedhjet e reja ?

-Logjika më thotē se PANI do shkojnë bashkë!

-Cili koalicion do të dilte i pari?

-Si do të vepronte VV ?

Me çgar logjike VV do ti kërkonge kualicion parazgjedhorë LDK-së ?!

Çka kish me i thanë VV -ja LDK në këtë rast ?!

-Çka nëse VV dhe LDK shkojnë ndaras dhe PAN shkon bashkë kush do të fitonte?

-Kush do ishte fajtor kur PAN -i do dilte e para ,çka ka me than VV?

Populli ja dha mundësinë VV me fitu e VV, çka beri ?

Për kan “Erdhi dita ” për kan shkoj dita ?

>Çka ndryshon edhe nëse ne shkojme në zgjedhje te reja te vetēm njejt sikur tani te gjithë vetmas ,me cilet partner do bëjnë kualicion VV me PDK-në???

A do ta humbte të drejtën VV – ja me kërkua kualicion me LDK -,en pasi qe humben dy 2 vjet bashkëpunim në opizit dhe 3 muaj bisedime paszgjedhore, harmonizinm 100% i programit edhe prap po e dergojn vendin në zgjedhje?!

A do kishte te drejt LDK -ja ti thotë VV – es kerko partner tjerë pasi VV ta dergonte vendin në zgjedhje te reja dhe prap me kerku kualicion me LDK a ?!!

Une personalisht si mbeshtetes i kualicionit të tanishëm LDK -VV do të loboj që LDK – ja të bëjë koalicion parazgjedhor me AAK dhe NISM-en pra nëse vendin tonë e dergonë VV edhe njiher ne zgjedhje LVV le ta presin ditën tjetër se kjo dita qe ua dha populli ka me ju shku …!!

SHPËRNDAJE