Tenton t’ia vjedhë zinxhrin nga qafa duke tentuar që t’i hedhë sprej viktimës në sy

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Prishtinë gjatë mesditës së 21 shtatorit. Një grua kosovare derisa po kthehej në banesën e saj, ndalet nga një person i cili pastaj i hedhë sprej në sy viktimës. E gjithë kjo me tendencë që t’ia marrë asaj një zinxhirë që e kishte të vendosur në qafë.

Por ai nuk kishte arritur. E nga spreji, viktima ka marrë trajtim mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar.

“Rr. Isa Boletini, Prishtinë 21.09.2020 – 12:25. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në banesën e saj, një person duke përdor sprei ka tentuar t’i grabis një zinxhirë nga qafa, por nuk kishte arritur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë

SHPËRNDAJE