Teologu Gashi ironizon me hoxhallarët e sotit: Pyetni “mullahat” nëse uji i zemzemit, urina e deves, fara e zezë do ta pengojnë koronavirusin të përhapet në Mekë e Medinë

Teologu nga Peja, Drilon Gashi, i cili njihet për përgatitjen e mirë teologjike dhe mund të cilësohet nga ata që në Perëndim disa i quajnë si “teologë të sofistikuar”, ka ironizuar me iracionalitetin e skajshëm që vazhdimisht shfaqet nga shumë klerikë myslimanë, shkruan Veriu.info

Kësaj radhe teologu kosovar ka zgjedhur koronavirusin që të kritikojë hoxhallarët që sipas Gashit kanë deformuar mësimet e vërteta të fesë Islame.

Më konkretisht, ai ka ironizuar me ta duke i pyetur nëse uji i Zemzemit, fara e zezë, urina e deves e të tjera do ta ndalin koronavirusin të përhapet në Mekë e Medinë nëse virusi arrin deri në këto vende.

Postimi i plotë:

Shenjtëria e Kumit dhe Nexhefit dhe dheu i Qerbelase nuk e penguan virusin Corona. Ai paska depërtuar edhe në Iran e Irak.

A do të pengohet të hyj në Mekë dhe Medine?

Po pirja e urinës së deves, uji i zemzemit, fara e zezë, shtatë hurmat, vaji i ullirit, rukja dhe hajmalia, a do ta pengojnë?!

Pyetni mullahat, shehlerët dhe priftërinjët tuaj, ndoshta kanë ndonjë sirr dhe do shpikin dhe prodhojnë ndonjë ‘ilaq’ apo mrekulli tjetër shkencore!