Tërmet gjatë emisionit live, ky është reagimi i kryeministres së Zelandës së Re

Pandemia e koronavirusit ka qenë një makth për televizionet gjatë transmetimeve të drejtëpërdrejta me intervista të ndërprera nga fëmijët, macet, cingërrimat e telefonave, qenët dhe tani edhe tërmetet.

Diçka e tillë ndodhi edhe gjersa kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern po diskutonte për heqjen e kufizimeve të koronavirusit kur një tërmet me madhësi 5.8 goditi në afërsi të kryeqytetit Wellington të hënën në mëngjes.

Asnjë i lënduar ose dëme materiale nuk janë raportuar.

Përderisa kamera u lëkund, Ardern ende e qeshur i tha nikoqirit të Newshub AM Show, Ryan Bridge se ” “Ne jemi thjesht duke pasur një tërmet këtu – goxha një lëkundje këtu”, raporton CNN.

E pyetur nëse ndihej e “sigurt dhe mirë për të vazhduar intervistën,” Ardern u përgjigj “(Unë jam) mirë, nuk jam nën asnjë dritë të varur, më duket sikur jam në një vend strukturor të shëndoshë”

#WATCH – EARTHQUAKE STRIKES DURING PRIME MINISTER'S INTERVIEW

The very moment a magnitude 5.8 earthquake struck while Prime Minister Jacinda Ardern was speaking to us live on air.

Publiée par The AM Show sur Dimanche 24 mai 2020

SHPËRNDAJE