Tërmeti në Shqipëri, Angela Martini shpreh keqardhje me një foto emocionuese

Tërmetet e një pas njëshmë që goditën Shqipërinë kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar momente nga më të vështirat me të cilët banorët e kryeqytetit dhe Durrësit u përballën.

Nuk mbetën pa reaguar dhe personat Vip.

Ndër ta është dhe Angela Martini e cila me një foto emocionuese të një familje të bashkuar ka shprehur keqardhje për situatën.

‘Sapo mësova për tërmetin e fortë që tronditi dje Durrësin, Tiranën, Shqipërinë time. Uroj me zemër sa më pak dëme…Zoti i pastë në mbrojtje shqiptarët!’ ka shkruar ajo krak një prej fotove që ka qarkulluar në rrjet pas tërmetit.

SHPËRNDAJE