Tërmkolli: Isë, Agim, Lutë, Vjosë, ecni n’shpi!

Ish-deputetja e LDK’së Melihate Tërmkolli pas humbjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka kërkuar largimin e disa prej prijësve të kësaj partie.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ajo mendon se ka marrë fund epoka e Isa Mustafa, Lutfi Hazirit e Vjosa Osmanit në LDK.

“Isë, Agim, Lutë, Vjosë, ecni, ecni n’shpi! Qe 10 vite e më shumë, LDK-në, herë ia “jepni” Hashimit, herë Albinit! LDK, nga fillimi!#MT”, shkroi Tërmkolli në Facebook.