Testin për COVID-19, tani mund ta bëni edhe në Mitrovicë e Vushtrri

Ministria e Shëndetësisë ka licensuar edhe tetë laboratore tjera private për kryerjen e testimeve për COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur MSh nëpërmjet një komunikate për media teksa nuk është saktësuar nëse të njëjtat kanë leje edhe për kryerjen e testeve PCR apo vetëm ata serologjik.

Kjo është lista e tretë e laboratoreve private të licensuara.

Në listën e parë janë licensuar 29 laboratore, teksa në listën e dytë gjithësej 10 laboratore.

Këto laboratore do të jenë nën mbikëqyrjen konstante të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, lidhur me kurdisjen e mundshme të çmimeve për kryerjen e testeve për COVID-19.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE