Teuta e “tradhton” Veselin!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Teuta Rugova nuk ka marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive.

Mos pjesëmarrja e deputetës Rugova, e cila në seancën e parë kishte dhënë indikacione se do ta mbështeste koalicionin PAN drejt konstitumit të institucioneve i ka kushtuar me një votë më pak të nominuarit të PAN-it Kadri Veseli për kryekuvendar, pra 62 vota.

Nuk dihet cila ka qenë arsya e mungesës së saj në këtë seancë. /Gazeta Blic/

SHPËRNDAJE