Teuta larg nga politika, shfaqet super joshëse duke vallëzuar në dasmë

Teuta Rugova nuk ishte pjesë e listës për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje të parakohshme.

Kandidatja për kryeministre e këtij subjekti, Vjosa Osmani, pati deklaruar se kishin marrë vendim të përbashkët që Teuta të mos jetë në listë. Duket që Teuta ka vendosur ta lë anash politikën dhe të shijojë jetën e saj private, shkruan rtv21.

Ish deputetja është fotografuar duke kërcyer valle në një dasmë, teksa është shfaqur mjaft elegante dhe tërheqëse njëkohësisht. Ajo kishte të veshur një fustan të gjatë solemn, të dizajnuar nga nusja e vëllaut, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Kujtojmë se në muajin qershor, vajza e presidentit historik, Ibrahim Rugova, deklaroi pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Rugova deklaroi një shtëpi e cila kushton 1 milionë e 500 mijë euro dhe një banesë e cila kap shifrën 68 mijë euro.

Këto pasuri të paluajtshme, deputetja ka deklaruar se i ka përfituar nga trashëgimia.

Ndërsa në listën e pasurive të paluajtshme, deputetja deklaroi veturën e cila kushton 25 mijë euro, dhe që është në pronësinë e prindërve të saj.

SHPËRNDAJE