Teuta reagon për herë të tretë, prapë e ndryshon qendrimin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova i ka bërë ftesë edhe njëherë partisë së saj që t’i dal në bashkëpunim kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ajo rikonfirmon se qëndron fuqishëm prapa deklaratave të ditës së sotme në lidhje me vizitën e Haradinajt në familjen e Dr.Ibrahim Rugovës.

“E shfrytëzoj edhe njëherë rastin që t’i bëj thirrje publike si deputete e zgjedhur e LDK-së, të gjitha strukturave udhëheqëse të LDK-së që nuk bën të injorohet fakti i bashkëpunimit të ngushtë që ka pasur babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova me z. Ramush Haradinaj”, ka thënë ajo.

Ndryshe, gjatë ditës sotme një delegacion i përbërë nga Ramush Haradinaj ka qëndruar për më shumë se një orë në Rezidencën e ish-presidentit historik.