Thaҫi më në fund pranon këtë fakt për kompromisin e dhimbshëm më Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi ishte ai që nxjerri në pah iden për të ashtuquajturin korrigjim kufijsh.

Hashim Thaçi për herë të parë e ka përmendur shkëmbimin e territoreve me Serbinë si pjesë e marrëveshjes finale. Ndërkohë, kur ka ardhur në Kosovë ka thënë se do të ketë korrigjim kufijsh.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të ketë “shkëmbim territoresh” si pjesë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, që do të përfshinte edhe tema të tjera, si të pagjeturit, trashëgimia kulturore serbe në Kosovë, çështje të zhvillimit ekonomik si dhe “të gjitha çështjet që kanë mbetur të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Nuk është vetëm për të shkëmbyer territore, por edhe për shumë aspekte të tjera”, ka thënë Presidenti i Kosovës, për agjencinë austriake APA. për gazetarin Martin Auernheimer,

Kur është kthyer në Kosovë, Thaçi ka shkruar se marrëveshja finale përfshinë korrigjim kufijsh.

“Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të tjera. Kjo marrëveshje do të jetë gjithëpërfshirëse, e cila trajton edhe çështje të tjera, si çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, të cilët edhe më tutje nuk janë kthyer në vendlindje”, ka shkruar Thaçi, në një status në fb.

Thaçi prej vitit të kaluar e ka hapur temën e shkëmbimit të territoreve, fillimisht, si korrigjim e ndryshim kufijsh.

Është kundërshtuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë përfshirë edhe ish-partinë e tij PDK.

Ramush Haradinaj e ka përmendur luftën nëse dikush prek kufijtë e Kosovës. Të njëjtën kërcënim, Kryeministri e kishte dhënë edhe kur ishte në opozitë dhe luftonte kundër marrëveshjes për kufijtë me Malin e Zi.

Zyrtarët e BE’së dhe SHBA’së kanë thënë se do të përkrahin çfarëdo marrëveshje ndërmjet dy shteteve me të cilat pajtohen palët.

Donald Trump ka thënë se do të përkrahë një marrëveshje të balancuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku do të dy shtetet fitojnë dhe humbin njësoj në marrëveshjen finale.

Aktualisht, Kosova ka hyrë në dialog me Serbinë, edhe me një Ekip Negociator të cilin e udhëheq Fatmir LImaj e Shpend Ahmetin si lehtësues të marrëveshjes që do të arrihet në mes të Hashim Thaçit dhe Presidentit serb, Aleksander Vucic.

SHPËRNDAJE