Tha se ka diplomuar në Pakistan, Bekim Haxhiu i reagon ashpër Haki Abazit: Paralajmëron padi

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Haki Abazi, ka deklaruar se deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka diplomë të Pakistanit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bekim Haxhiut i cili është lajmëruar në RTV Dukagjini duke prezantuar edhe diplomat e universitetit të Prishtinës dhe atë të Tiranës.

“Zotin Murati nuk kam mundur ta padisë pasi që deklaratën e ka bërë në Parlament pasi aty ka imunitet. Ndërsa këtu mund ta padisë zotin Abazi nëse nuk kërkon falje publike”, ka thënë Haxhiu.

Abazi është arsyetuar duke thënë se “fakti që Haxhiu ka diplomë nga Karaçi nuk do të thotë se nuk ka nga Prishtina apo Tirana”.

“Unë nuk thashë asgjë më shumë e asgjë më pak se ajo që u tha në Parlament e zoti Haxhiu nuk e ka demantuar”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka paralajmëruar se do e padisë Haki Abazin, nëse ky nuk e tërheq fjalën e thënë.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë në largim, Haki Abazi, ka deklaruar se nëse Haxhiu ka diplomë në Pakistan, nuk nënkupton se nuk edhe në Kosovë.

SHPËRNDAJE