Thaçi bën hajgare me LDK-në

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paraqitur edhe sot në një konferencë për mediat, ku ka folur për dialogun dhe idenë e tij që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet Kosovës.

Ai e ka vlerësuar tejet inkurajuese deklaratën e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se edhe Veriu edhe Lugina janë të Kosovës.

Por këtë gjë, Thaçi e ka thënë me cinizëm.

Deklaratën e Hotit, Thaçi e ka vlerësuar si “avancim të pozicionit të këtij formacioni politik”.

“Është inkurajese deklarata e Avdullah Hotit që edhe Veriu edhe Lugina janë të Kosovës”, tha ai. /Periskopi/