Thaçi dekreton strukturën e re komanduese të FSK

Presidenti i vendit që njëherit është edhe komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka treguar se ka dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së.

Sipas komandantit Suprem FSK-ja do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë.

“Bazuar në pakon e re ligjore për FSK-në, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës, sot kam dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së. Pas shndërrimit të FSK-së në një forcë ushtarake multietnike, profesionale dhe të armatosur, me këtë dekret është kompletuar dhe funksionalizuar kjo strukturë. FSK-ja do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë”, ka shkruar ai.

SHPËRNDAJE