Thaçi dhe Kurti në të njëjtën tavolinë, e bëjnë këtë gjë të pritshme (Foto)

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u panë tek po bëjnë muhabet të përzemërt kur u ulën afër njëri-tjetrit në një ngjarje që po zhvillohet në Prishtinë.

Në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit po marrin pjesë Kurti dhe Haradinaj si dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie.

Pasi që Kurti dhe Haradinaj u rehatuan afër njëri – tjetrit dhe afër ambasadorit amerikan, erdhi edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Thaçi u përshëndet me kryeministrin, por jo edhe kryetarin e VV-së. As ky i fundit nuk i foli presidentit e as nuk u ngrit në këmbë siç bëri Haradinaj.

Shikoni foton e takimit:

SHPËRNDAJE