Thaçi e dekreton këshilltarin kryesor të Haradinajt ambasador në Emirate

Presidenti Hashim Thaçi e ka dekretuar Avni Arifin si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më 31 janar presidenti Thaci ka nënshkruar dekretin për emërimin si shefi i misionit në Emiratet e Bashkuara Avni Arifin që deri tani ka mbajtur postin e Shefit të Stafit të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Arifi, i cili ka kryesuar për disa muaj dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe është pjesë e delegacionit negociues të formuar me rezolutë nga Kuvendit, pritet të zhvendosët në Abu Dhabi, ku është edhe selia e ambasadës kosovare në EBA.

Dekreti i plotë:

SHPËRNDAJE