Thaçi e fshiu postin me të, vjen reagimi i Blerina Kllokoqi Rugovës

Nuk kanë kaluar as dy orë prej kur Presidenti Hashim Thaçi dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave, dizenjatoren Blerina Kllokoqi-Rugova dhe si duket presidenti i bie pishman për medaljen e dhënë.

Thaçi ka fshirë fotografinë e postuar më herët në Facebook ku shihej duke dekoruar stilisten e njohur.

Pasi që, presidenti fshiu fotografinë, dizenjatorja Kllokoqi-Rugovca, ka publikuar një status, ku falënderon presidentin për dekoratën.

Shkrimi i plotë i Kllokoqi-Rugovës:

Në jetë duhet pasur durim, të mirat vijnë pastaj” – thënie e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Dhjetë vite punë, sakrificë familjare e mund, shpërblehen vetëm kur të tjerët vlerësojnë punën tënde, pasionin tënd”, ka shkruar fillimisht dizenjatorja duke vazhduar të thotë se ndihet e nderuar për këtë dekoratë.

“Falënderojë Presidentin e Republikës së Kosovës për këtë dekoratë! Ndihem e nderuar dhe me shumë përgjegjësi që të punoj edhe më shumë, që vendim tim t’a përfaqësoj në mënyrën më të denjë me kreacionet e mija në vende të ndryshme të botës në fushën e artit, respektivisht modës.

Këtë medalje e ndaj me secilën vajzë, nanë e grua që nuk dorëzohet asnjëherë para gjitha sfidave që i servon jeta.

Unë, bija jote Kosovë!”, ka përfunduar dizenjatorja Blerina Kllokoqi-Rugova.

SHPËRNDAJE